Politike

Berisha: Shqiptarët jashtë vendit mbështesin PD, opozitën si forcën e vetme politike për shpëtimin e Shqipërisë

Kryedemokrati ka folur lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të cilin tha se është dëshmitari më i fuqishëm i vjedhjeve të kryeministrit Edi Rama.

6 Mars 2025, 19:52 Nga r.ll
Berisha: Shqiptarët jashtë vendit mbështesin PD, opozitën si
pamje nga takimi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e PD-së, dega Durrës. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se është bërë e qartë se shqiptarët jashtë vendit mbështesin PD dhe opozitën si forcat e vetme politike për shpëtimin e Shqipërisë.

Më tej, kryedemokrati ka folur lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të cilin tha se është dëshmitari më i fuqishëm i vjedhjeve të kryeministrit Edi Rama. Berisha ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, të cilat i deklaroi si akti i "një grushti shteti".

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Kjo, përbën një avantazh të madh për PD. Ky entuziazëm dhe ky optimizë ka ngrohur shumë zemrat e shqiptarëve. Tashmë, është bërë e qartë përfundimisht se shqiptarët jashtë vendit mbështesin PD, mbështesin opozitën si forcën dhe forcat e vetme politike për shpëtimin e Shqipërisë.

Por, nga ana tjetër, në qoftë se krahu tjetër këndon çdo ditë hymnin e hajdutit të Erion Veliajt, apo të këtij apo atij, për të cilën ju them një gjë, qyetarët e Tiranës meritojnë një mirënjohje të pakufishme, se 44 javë nuk iu ndanë, në parimin latin se: pika e shpon gurin, jo me forcë, por duke rënë pa pushim. Edhe ajo protestë e nxorri nga Bashkia një nga hajdutët, që përveç Edi Ramës dhe Lubi Ballukut nuk ka shok apo shoqe tjetër në Shqipëri.

Tani, ata janë kapur, sepse Erion Veliaj është i lidhur si mishi me thoin me Edi Ramën. Erion Veliaj është dëshmitari më i fuqishëm, më autentik i vjedhjeve gjigande të Edi Ramës. Dhe ju e patë gjer në rrethimin, ai është akt grusht shteti, një degë e pushtetit shkon e sulmon një degë tjetër e pushtetit, ai përbën grusht shteti.

Këtë e ka bërë vetëm vetëm Eskobari në vitin ‘82 apo ‘83 në Bogota, në Kolumbi, dhe nuk e ka bërë kush kurrë. Kështu sulmuan edhe hordhitë e Eskobarit të Tiranës gjykatat dhe prokurorinë.

Pastaj, përpëlitje të përditshme për të nxjerrë se ishin të lidhur me Sali Berishën, për faktine vetëm se ai kishte mbaruar studimet me vajzën time, Olsi Dado. Unë nuk e di, a i ka mbaruar me të, apo jo, nuk e kam pyetur gjer më sot. Ai ka vendime kundër meje në këtë periudhë. Por, problemi është që ata janë në një kaos, janë në një panik të tmerrshëm.

A mund të imagjinoni ju një kryeministër, thojuani këtyre socialistëve këtu. Si ka mundësi një kryeministër që ka qeverisur 12 vjet, dhe nuk është i zoti të mbrojë një vepër të tijën? Unë nuk them se janë zero. Nuk janë zero, se tuneli i Llogarasë është realitet. Se pllakat e shesheve janë realitet. Por problemi është se, kudo që t’i prekësh del një vjedhje. Se po të përmend tunelin e Llogarasë, del 50 milionë euro vjedhje. Dhe ky është realitet.

Se, po të përmend pllakat e shesheve të qyteteve kanë kushtuar të dashur miq më shumë se të gjitha rrugët, nga Hani i Hotit në Gjirokastër, nga Morina në Durrës, kanë kushtuar pllakat e shesheve të qyteteve rreth 2.3 miliardë euro. Pra, një vjedhje e 10-fishtë me çmimin. Ndaj dhe ai nuk ka se si të flasë për sukseset, por flet për zhaba, për hardhucë, për zhapikë. Pra, e ka shndërruar veten në një banor të parkut zoologjik, që çdo mëngjes si zog qyqeje del dhe numëron marrëzira, tregon se është në panik, tregon se është i humbur.

sali berisha pd takim ne durres

Sondazh

Poll