Politike

Chris LaCivita: Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë

LaCivita përmes një postimi në rrjetin social X, ka reaguar lidhur me shkrimin e medias konservatore në Amerikë, "The Federalist", e cila paralajmëronte fitoren e liderit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, në zgjedhjet parlamentare 11 majit.

6 Mars 2025, 18:56 Nga r.ll
Chris LaCivita: Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë
lacivita, berisha

TIRANË- Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri mund të instalojnë një pikëmbështetje pro-amerikane në Europën Lindore. Kështu ka deklaruar edhe Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës politike të PD, i cili ka drejtuar edhe fushatën e presidentit Donald Trump. 

LaCivita përmes një postimi në rrjetin social X, ka reaguar lidhur me shkrimin e medias konservatore në Amerikë, "The Federalist", e cila paralajmëronte fitoren e liderit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, në zgjedhjet parlamentare 11 majit.

"Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë janë të një rëndësie ndërkombëtare. Shqiptarët po votojnë kundër korrupsionit, kontrollit total të qeverisë dhe ndikimit të George Soros në vend. Fondacioni Shoqëria e Hapur e Soros ka eksperimentuar me "reformën në drejtësi" që e ka kthyer vendin në një shesh lojërash ligjore dhe prokuroriale. Dollarët e taksave amerikane nëpërmjet Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar financuan gjithashtu politikat e Soros në Shqipëri, të cilat kanë shkaktuar një krizë demokratike.", thuhej ndër të tjera në artikullin e "The Federalist".

“Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë", shkruan në "X" LaCivita.

Bindjen e tij për fitoren e Berishës dhe Partisq Demokratike në zgjedhjet e ardhshme, LaCivita e ka shprehur edhe në daljet dhe deklaratat e tjera të tij. Në një nga postimet në llogaritë e tij të rrjeteve sociale e ka etiketuar kryeministrin Edi Rama si "kukullën" e Xhorxh Soros.

zgjedhjet ne shqiperi chris lacivita

Sondazh

Poll