Politike

Rama: Në politikë më mban fakti që ne mund ta mbarojmë këtë fazë historike duke u anëtarësuar në BE

Rama u shpreh se kur ishte i ri jetonte në një regjim tjetër dhe rrethanat për të kërkuar lirinë e tij personale e futën në vallen e politikës. Ai theksoi se këto rrethana sollën që ai të ngecte në këtë valle.

6 Mars 2025, 17:46 Nga N.F
Rama: Në politikë më mban fakti që ne mund ta mbarojmë
Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para të rinjve të PS në Tiranë u shpreh se misioni i tij ishte një betejë për liri personale dhe se nuk kishte lidhje fare me zgjedhjet. Rama u shpreh se kur ishte i ri jetonte në një regjim tjetër dhe rrethanat për të kërkuar lirinë e tij personale e futën në vallen e politikës. Ai theksoi se këto rrethana sollën që ai të ngecte në këtë valle.

Rama u pyet nga një studente se nga i buronte energjia e tij ndërsa u pergjigj se ai e quan zjarr i brendshëm. Sipas tij për sa kohë do të këtë këtë zjarr të brendshëm nuk pse të kërkojë për energji. Sa i përket politikës ai theksoi se në këtë mision e mban fakti që do të mbarojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE fazë të cilën e cilëson historike.

"Për mua politika nuk është profesion, nuk është punë, zanat jo e jo, karriere në kuptimin që i jepet karrieres. Eshte pasion dhe mision. Po ta shikosh momentet kyce ka qenë lojë e fatit. Sepse nuk kane qenëvendim marrje por rrethana. Kanë të bëjne me historinë. Në moshën tuaj jetoja në regjim tjeter. Ishte nje beteje për liri personale, nuk kishte lidhje me zgjedhjet.

Kështu rrethanat kane sjellë që të ngec në këte valle. Unë i them zjarri i brendshem. Për sa kohë kam këte zjarrin e brendshem nuk kam pse të kërkoj për energji. Në këte gjë me mban fakti që ne mund ta mbarojmë këte fazë historike duke u anëtaresuar në BE. Do të jetë një hakmarrje për ato që na kanë ndodhur ne," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll