Politike

Berisha takim me ekspertin gjerman të komunikimit: Falkner zhvilloi një ndërhyrje dy ditore mbi strategjitë dhe praktikat më të mira europiane në zhvillimin e fushatave zgjedhore!

Berisha shton se takimi korrespondon me vendimin e paprecedentë të kryeministrit Edi Rama për mbylljen e TikTok-ut. Sipas tij ky është një vendim i ndërmarrë mbi një bazë tërësisht të rremë dhe që pasqyron mentalitetin e Ramës kundra fjalës së lirë të shqiptarëve.

6 Mars 2025, 18:30 Nga N.F
Berisha takim me ekspertin gjerman të komunikimit: Falkner zhvilloi
Takimi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar ditën e sotme në selinë e PD-së me ekspertin gjerman të komunikimit politik, Rene Falkner dhe koordinatoren pranë Fondacionit të CDU-së gjermane KAS, Klaudja Zerva. Berisha përmes një postimi në "Facebook"shkruan se Falkner zhvilloi një ndërhyrje dy ditore mbi strategjitë dhe praktikat më të mira europiane dhe gjermane në zhvillimin e fushatave zgjedhore.

Berisha shton se takimi korrespondon me vendimin e paprecedentë të kryeministrit Edi Rama për mbylljen e TikTok-ut. Sipas tij ky është një vendim i ndërmarrë mbi një bazë tërësisht të rremë dhe që pasqyron mentalitetin e Ramës kundra fjalës së lirë të shqiptarëve. Ai më tej thekson se Partia Demokratike angazhohet që pas 11 majit dhe ardhjes së saj në pushtet, do të rikthejë TikTok-un në Shqipëri duke mbrojtur shenjtërinë e lirisë së fjalës, si në mediat tradicionale dhe në veçanti në rrjetet sociale alternative.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja në takim Z. Rene Falkner, ekspert gjerman i komunikimit politik si dhe Zj. Klaudja Zerva, koordinatore pranë Fondacionit të CDU-së gjermane Konrad Adenauer – KAS. Z. Falkner ka ardhur në Tiranë në kuadër të mbështetjes që KAS po i ofron Partisë Demokratike në ngritjen e kapaciteteve të saj. Si një ekspert i rrjeteve sociale dhe inteligjencës artificiale, Z. Falkner zhvilloi një ndërhyrje dy ditore mbi strategjitë dhe praktikat më të mira europiane dhe gjermane në zhvillimin e fushatave zgjedhore.


U shpreha falënderimin më të thellë në emër të Partisë Demokratike ndihmës që KAS dhe CDU po ofrojnë në konsultimin e programit qeverisës së PD-së si dhe promovimin e praktikave më të mira europiane. Rastësi fatkeqe dhe provë e klimës autoritare që përjeton Shqipëria sot, vizita e Z.Falkner korrespondon me vendimin e paprecedentë të Edi Ramës në mbylljen e TikTok-ut. Një vendim i ndërmarrë mbi një bazë tërësisht të rremë dhe që pasqyron mentalitetin taleban të Ramës kundra fjalës së lirë të shqiptarëve.


Partia Demokratike angazhohet që pas 11 majit dhe ardhjes së saj në pushtet, do të rikthejë TikTok-un në Shqipëri duke mbrojtur shenjtërinë e lirisë së fjalës, si në mediat tradicionale dhe në veçanti në rrjetet sociale alternative.

Berisha takim me ekspertin gjerman të komunikimit: Falkner zhvilloi

berisha tiktok

Sondazh

Poll