6 Mars 2025, 19:30
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Përmes ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, qeveria njoftoi të enjten se kishte vendosur mbylljen e përkohshme të platformës TikTok, duke e arsyetuar vendimin si masë e marrë pas vrasjes së një adoleshenti në shkollë disa muaj më herët.
“Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto platforma, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve apo me raste të dhunës fizike. Grupi i punës ka patur në përbërje të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë faktet dhe elementet që kanë patur rëndësi maksimale, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit në Tik Tok, për një periudhë 12 mujore”, tha Manastirliu në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë.
Kryeministri në një deklaratë në rrjetin social X këmbënguli se mbyllja e përkohshme ishte bërë pas një konsultimi me prindër dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike. “Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike”, tha ai.
Rama pretendoi se ishin në konsultim me kompaninë që zotëron platformën dhe se do negocionin për të rritur masat e sigurisë për fëmijët, përfshi masa në gjuhën shqipe.
Vendimi i qeverisë u sulmua menjëherë nga opozita si akt censure para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi mbajtjen e një proteste kombëtare më 15 mars kundër mbylljes së platformës, ndërsa ftoi të merrnin pjesë të rinjtë dhe gjimnazistët. “Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Çapo, njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTokut për 12 muaj. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij”, tha Berisha në një deklaratë për mediat. Ai e krahasoi Ramën me Hoxhën dhe vendimin e cilësoi të ngjashëm me censurën ndaj mediave të huaja gjatë diktaturës.
Arlind Qori, drejtues i Lëvizja Bashkë, një parti e re politike që merr pjesë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, po ashtu e cilësoi vendimin një përpjekje për censurë. “Etja për pushtet dhe para e një autokrati të dalë boje nuk ndalet përpara asgjëje. Prapëseprapë Lëvizja BASHKË do t’ia dalë edhe po i mbyllën të gjitha rrjetet sociale, madje edhe dyert e të gjitha televizioneve, gazetave e portaleve”, shkroi Qori në Facebook.
Vendimi për mbylljen e rrjetit social, gjërësisht i përdorur nga të rinjtë, është konsideruar nga ekspertë të medias dhe të drejtave të njeriut si një masë ekstreme dhe jo proporcionale. Qeveria përdori vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar si argument për nisjen e fushatës për mbylljen e kësaj platforme. Por platforma nuk përmendet në të dhënat publike të hetimit rreth vrasjes së adoleshentit.
Është e paqartë nëse vendimi i qeverisë do të jetë efektiv. Kryeministri pati lajmëruar edhe më herët se do të mbyllte platformën, por kjo nuk u realizua./Reporter.al
mbyllja e tik tok
Politike
6 Mars 2025, 19:20
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës u shpreh se puna e bër&eu...
Politike
6 Mars 2025, 18:56
r.ll
lacivita, berisha
TIRANË- Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri mund të instalojnë një pikëmbështetje pro-amerikane n&eu...
Politike
6 Mars 2025, 18:55
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën "Ç'kemi ndo1 të re" ka folur në lidhje me ratifikimin e marrëveshj...
Politike
6 Mars 2025, 18:45
r.ll
sali berisha
SHBA- Pas dy zgjedhjeve të para evropiane të këtij viti në Kosovë dhe Gjermani, vijnë edhe dy të tjera t&e...
Politike
6 Mars 2025, 18:30
N.F
Takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar ditën e sotme në selinë e PD-së me ekspertin g...
Politike
6 Mars 2025, 18:07
N.F
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i PL-së Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" është shprehur se Shqipër...
Politike
6 Mars 2025, 17:50
E. D
Arlind Qori
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka komentuar vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok për 12 m...
Politike
6 Mars 2025, 17:46
N.F
Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para të rinjve të PS në Tiranë u shpreh se misioni i tij...
Politike
6 Mars 2025, 17:38
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim me të rinjtë e Partisë Social...
Politike
6 Mars 2025, 17:33
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para të rinjve të PS në Tiranë u shpreh se Shqip&eu...