Politike

Ratifikimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë, Rama: Ia dolëm! Asnjë vit pune nuk humbet

Rama shkruan se më në fund u arrit kjo marrëveshje e cila garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri.

6 Mars 2025, 16:23 Nga N.F
Ratifikimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë, Rama: Ia
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "Facebook" për miratimin e marrëveshjes me Italinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Rama shkruan se më në fund u arrit kjo marrëveshje e cila garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri.

Ai theksoi se asnjë vit pune nuk humbet. Rama shkruan se nga kjo marrëveshje do të garantohet siguri dhe perspektivë e re për thuajse gjysëm milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Kryeministri më tej falenderoi edhe Italinë për këtë marrëveshje.

Reagimi i Ramës:

MË NË FUND… Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri. Asnjë vit pune nuk humbet


Siguri dhe perspektivë e re për thuajse gjysëm milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë IA DOLËM. Grazie Italia, grazie sorella d’Italia.

Ratifikimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë, Rama: Ia

rama marreveshja per pensionet me italine

Sondazh

Poll