Aktualitet

Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj

Pacaj më parë ka qenë edhe Zëvendëskryetar i Bashkisë Lezhë prej 5-vitesh.

6 Mars 2025, 16:28 Nga r.ll
Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të
ermal pacaj

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme lirimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Ermal Pacajn.

Ky i fundit e mbante kete post prej 14 marsit 2024. Ndërsa më parë ka qenë edhe Zëvendëskryetar i Bashkisë Lezhë prej 5-vitesh. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

NJOFTIMI I PLOTË:

VENDIM

PËR

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM   TË SHËRBIMIT TË PROVËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të    ligjit nr.78/2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Ermal Pacaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

ermal pacaj

Sondazh

Poll