Aktualitet

Aksident në Golem/ Makina përplas ambulancën, plagoset pacientja dhe infermierja (FOTO)

Mësohet se një ambulancë që po transportonte një paciente nga Berati drejt Tiranës është përmbysur si pasojë e një përplasjeje me një automjet tjetër.

6 Mars 2025, 14:49 Nga E. D
Aksident në Golem/ Makina përplas ambulancën, plagoset pacientja
pamje nga vendngjarja

GOLEM- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Golem ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se një ambulancë që po transportonte një paciente nga Berati drejt Tiranës është përmbysur si pasojë e një përplasjeje me një automjet tjetër.

Gjithashtu bëhet e ditur se makinë ka goditur ambulancën nga pas, duke shkaktuar përmbysjen e saj në rrugë. Si pasojë e aksidenti janë lënduar një grua 64-vjeçare, e cila ishte paciente, dhe një infermiere që e shoqëronte. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit. 

aksident ne golem

Sondazh

Poll