Aktualitet

Kanosi drejtoreshën e shkollës pasi i mori celularin, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

19-vjeçari gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat.

6 Mars 2025, 15:56 Nga E. D
Kanosi drejtoreshën e shkollës pasi i mori celularin, arrestohet
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili ka kanosur drejtoreshën e shkollës pasi ajo i konfiskoi telefonin që përdorte gjatë orës së mësimit. 19-vjeçari gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. R., 19 vjeç, sepse ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit. Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.

policia e tiranes

Sondazh

Poll