Aktualitet

Operacion antidrogë në Itali/ Kapet shqiptari me 105 kg kokainë të pastër, vihet në pranga 42-vjeçari

Droga ishte fshehur në bagazhin e mjetit me të cilin i dyshuari po udhëtonte dhe bënte korrierin e një organizate kriminale narkotrafiku. Policia e Aprilias është ndihmuar edhe nga patrullat e tjera dhe agjentët në këtë operacion.

6 Mars 2025, 15:42 Nga N.F
Operacion antidrogë në Itali/ Kapet shqiptari me 105 kg kokainë
Policia italiane

ITALI- Autoritetet italiane kanë finalizuar ditën e sotme operacion antidrogë në rajonin e Latina. Në lidhje me operacionin është vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar. Ai u kap me mbi 100 kg kokainë të pastër e cila u sekuestrua.

Droga ishte fshehur në bagazhin e mjetit me të cilin i dyshuari po udhëtonte dhe bënte korrierin e një organizate kriminale narkotrafiku. Policia e Aprilias është ndihmuar edhe nga patrullat e tjera dhe agjentët në këtë operacion.

I arrestuari është një 42-vjeçar, pa precedentë penalë, i cili ka shfaqur menjëherë një qëndrim nervoz gjatë hetimeve, rrethanë që ka shtuar dyshimet e hetuesve të cilët më pas kanë kryer kontrollin personal të subjektit të shtrirë në mjet.

Brenda makinës, në bagazh, u gjetën tre thasë me blloqe të shumta të mbështjellë me celofan, të cilat, siç u vërtetua nga testet e mëpasshme të kryera nga efektivët e Policisë Shkencore, përmbanin në total 105 kg kokainë.

Pakot ishin të stampuara me figura dhe ankronime të ndryshme, që duket se nënkuptonin celulat që prisnin mallin. Kjo është një nga konfiskimet më të rëndësishme të drogës në krahinë gjatë viteve të fundit. Sasia e madhe e drogës do të kishte nxitur tregun e drogës në Aprilia dhe zonat përreth. Hetimi koordinohet nga prokurori publik i Latinës, Luigia Spinelli, kurse shqiptari është izoluar në paraburgim, në pritje të gjyqit.

kapet shqiptari me 105 kg kokainë të pastër

Sondazh

Poll