Aktualitet

Bashkëshorti e akuzoi se nuk e lejonte të takonte fëmijën/ Flet 29-vjeçarja: Më kërcënoi se do ta trafikonte dhe do t’i shiste organet! Ai nuk ishte një baba i denjë...

Sipas saj Orgesi nuk ishte një baba i denjë për fëmijën pasi kishte 3 vite që nuk ishte interesuar për të. Ajo shtoi se ai kishte qenë një njeri i dhunshëm dhe prej vitesh kishte ushtruar dhunë kundrejt saj.

6 Mars 2025, 14:24 Nga E. D
Bashkëshorti e akuzoi se nuk e lejonte të takonte fëmijën/
foto nga emisioni

TIRANË- Historia e një çifti ku gruaja jeton jashtë Shqipërisë, ndërsa burri brenda në vend është trarjtuar ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24. Ajo, nënë e katër fëmijëve nga disa bashkëjetesa të ndryshme, largohet me ta, ndërkohë që partneri i saj dhe babai i njërit prej fëmijëve kërkon ta takojë djalin. Ai udhëton për ta parë, por gruaja e denoncon dhe merr një urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Gjithashtu gruaja në në lidhje telefonike në studio ka dhënë versionin e saj të ngjarjes. Sipas saj Orgesi nuk ishte një baba i denjë për fëmijën pasi kishte 3 vite që nuk ishte interesuar për të. Ajo shtoi se ai kishte qenë një njeri i dhunshëm dhe prej vitesh kishte ushtruar dhunë kundrejt saj. Gjithashtu ajo thekson se Orgesi e kishte paralajmëruar se ai do e trafikonte fëmijën dhe do i shiste organet. Ajo tha gjithashtu  se ai e kishte përndjekur edhe në Francë dhe se qëllimi i saj i vetëm ishte mbrojtja e fëmijës së saj.

“Ai nuk ishte një baba i denjë për fëmijën tim. Kishte 3 vite që nuk interesohej për të. Orgesi ishte një njeri shumë i dhunshëm dhe ka ushtruar dhunë fizike kundrejt meje prej vitesh. Unë asnjëherë nuk e kam ndaluar Orgesin të shikojë fëmijën e tij. Ai më kishte thënë se do e trafikonte fëmijën dhe do t’i shiste organet. Orgesi më ka përndjekur edhe në Francë. Qëllimi im ishte vetëm mbrojtja e fëmijës tim,” përfundoi ajo.

 

 

tirane

Sondazh

Poll