Politike

Mbyllja e TikTok/ Rama: Jemi në dialog pozitiv me kompaninë! Do të na paraqesin masa për rritjen e sigurisë për fëmijët

Përmes një reagimi në "X" Rama thotë se vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike.

6 Mars 2025, 14:12 Nga M.B
Mbyllja e TikTok/  Rama: Jemi në dialog pozitiv me kompaninë! Do
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dha lajmin për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri. Përmes një reagimi në "X" Rama thotë se vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike.

Ai shton se qeveria është në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti, thotë ai, do të vijë në Shqipëri për të paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. 

POSTIMI:

Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi

edi rama

Sondazh

Poll