Politike

Reforma Zgjedhore, Lulzim Basha: Nuk ulem më me Ramën në dhoma të mbyllura e të errëta, të më kthejë përgjigjie se nuk

11 Janar 2020, 16:53 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, Lulzim Basha: Nuk ulem më me Ramën në dhoma

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i dërgoi një sinjal të prerë kryeministrit Edi Rama sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët kur tha, se PD nuk do e presë “përjetë” për Reformën Zgjedhore. Teksa theksoi rëndësinë e miratimit të Reformës, si një nga kushtet kyçe të Bundestagut, Basha tha se: Propozimi ynë është shterues… Kryeministri në Maqedoninë e Veriut është larguar, sepse ishte në konflikt interesi. Ne jemi për një qeveri kujdestare. Ekspertët tanë kanë përfunduar amendamentet ligjore. Do të mbahet me thonj pas karriges. Këtë nuk do t’a pranojmë.

Gazetari: Cili është afati që ju keni për mazhorancën? 

Lulzim Basha: Do i shihni të dyja çfarë do të ndodhë. Sot jam këtu që t’ju them nuk presim pafundësisht.

Gazetari: Cfarë ndodh nëse edhe me Reformën Zgjedhore kjo nuk arrihet?

Lulzim Basha: Pyetje të përsëritura nuk kanë lidhje me thelbin e problemit. Unë se kam problem të shkojmë që nesër në zgjedhje. Kjo s’është betejë për Lulzim Bashën, por për ju. Beteja do të vijojë derisa zgjedhjet e lira të mundësohen. Do kesh një palo shtet që i ranë të brendshmet me tërmetin, do kesh një palo qeveri, një kryeministër që tallet nga mëngjesi në darkë. Do kesh kështu të tilla, ka kudo. Alternativa është e qartë. Keni një parti që bën gjithçka për këtë, për shqiptarët që të gëzojnë të drejta si të gjithë të tjerët në Evropë. Midis dy mundësive, shqiptarët duhet të zgjedhin.

Zërave  të shtuar dukshëm kohët e fundit për një marrëveshje të mundshme me Ramën, Basha u rezervoi këtë përgjigje, duke pretenduar se nuk ulet më me Ramën si më 2017.

Basha: Ky nuk mund të jetë proces tavolinash të mbyllura dhe dhomash të errëta. Duhet të jetë proces gjithëpërfshirës, propozimet  tona janë të qarta. Asgjë nuk ka ndryshuar. Prevalon vullneti politik.

Ai foli edhe për ndryshimin e sistemit, apo për atë që quhet, sistemi i duhur elektoral.

Basha: Sa kohë  zbulohen kriminelë në Kuvend dhe Bashki, në institucione dhe ai vazhdon të kruajë mjekrën sikur nuk ka ndodhur asgjë harrojeni që këtu do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme po nuk e ndamë politikën nga krimi dhe nuk ndëshkojmë krimin elektoral.

Deklaratat e Lulzim Bashës, u bënë sot në një bashkëbisedim nga selia blu me gazetarët, ku kryedemokrati i njohu ata me qendrimin e PD-së për Reformën Zgjedhore, si një nga kushtet kryesore të Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatave.

Basha tha se le ta zgjedhin shqiptarët sistemin e duhur, dhe se pret për një përgjigjie për propozimet e PD për këtë reformë. Ai përjashtoi një tryezë diskutimi me kryeministrin për këtë çështje, por për herë të parë, ai nuk e artikuloi kushtin se  ‘zgjedhje pa Ramën kryeministër nuk ka dhe nuk do të ketë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha reforma zgjedhore edi rama lulzim basha reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2020, 15:31

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pasi gruaja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija ka publikuar librin e saj ku flet për përjetime nga je...