1 vit nga djegia e mandateve, Basha: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme që nesër, rikthehemi në protesta gjatë 2020 (VD
11 Janar 2020, 16:50Nga DOSJA
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me hapat që do të ndërmarrë Partia Demokratike, kur ka kaluar gati një vit që nga djegia e mandateve, por ende nuk është finalizuar qëllimi i djegies që ishin zgjedhjet e parakohshme. Basha tha se PD është gati, të hyjë në zgjedhje me çdo lloj sistemi, por shtoi se nuk është sistemi ai që do iu japë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme.
“Hap pas hapi, Shqipëria nuk është e Ramës, as e PS, pasi sot Shqipëria nuk është as e snajperistëve, as e oligarkëve. Vendosin shqiptarët nëse duan të qeverisen më nga vetëm një njeri. Nuk është më problemi i sistemit, por sepse keto zgjedhje i vendos krimi i organizuar. PD ka fituar me çdo sistem. Debati për sistemin heq vëmendjen nga kriminalizimi. Jam i lumtur të pranoj çdo verdikt të qytetarëve shqiptarë për sistemin.
Unë për vete dua mazhoritar të pastër, por edhe ai do të dështojë. S’kam asnjë problem për listat e hapura. Vendimi do t’ju takojë shqiptarëve, por është gjëja më e gabuar të lidhim ndarjen e politikës nga krimi, me sistemin zgjedhor. Gjatë këtij viti do të ketë edhe protesta. Jemi gati që nesër për zgjedhje” tha Basha.
Deklaratat e Lulzim Bashës,u bënë sot në një bashkëbisedim nga selia blume gazetarët, ku kryedemokrati i njohu ata me qendrimin e PD-së për Reformën Zgjedhore, si një nga kushtet kryesore të Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatave.
Basha tha se le ta zgjedhin shqiptarët sistemin e duhur, dhe se pret për një përgjigjie për propozimet e PD për këtë reformë. Ai përjashtoi një tryezë diskutimi me kryeministrin për këtë çështje, por për herë të parë, ai nuk e artikuloi kushtin se ‘zgjedhje pa Ramën kryeministër nuk ka dhe nuk do të ketë.
(F.g/R/G/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar vrasjet ë ndodhura së fundmi në Shqipëri dhe denoncimet për kryebashkiakët socialist. Në n...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha foli sot edhe për atentatin që iu bë më 31 dhjetor 2019, kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, ku ish-shoferi i hodhi një ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Edi Ram vazhdon të kruajë mjekrën ndërkohë që çdo ditë publikohen dokum...
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu sot gatishmërinë e Partisë Demokratike për të hyrë në zgjedhje me çdo lloj sistemi zgjed...
DIBËR- Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka vijuar me denoncimet për zyrtarë të Partisë Socialiste, që demokratët i akuzojnë s...
Politike11 Janar 2020, 15:31
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pasi gruaja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija ka publikuar librin e saj ku flet për përjetime nga je...
PUKE– Zgjedhjet për kryetarin në Partinë Socialiste të Pukës duket se nuk kanë prodhuar një kryetar për këtë degë në zonen veriore, edhe pse në garë ishte i vet...
TIRANË– Idenë e saj për ndryshim të sistemit zgjedhor, Grida Duma e artikuloi kohë më parë. Madje shkoi akoma më tej kur i sygjeroi demokratëve të mb...
LAÇ- Kryeminstri Edi Rama firmosi sot marrëveshjen me ministrin turk Murat Kurum për ndërtimin e 500 banesave të reja, të cilat u shembën nga tërmeti tra...
ELBASAN- Deputetja Evis Kushi do të jetë Kryetarja e Partise Socialiste për Elbasanin Vendimi është marre sot në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Elbasanit, ...