Aktualitet

Përfitojnë 500 mijë shqiptarë, senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë

Marrëveshja u firmos më 6 shkurt nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani dhe homologu Italian, Antonio Tajani.

5 Mars 2025, 15:57 Nga r.ll
Përfitojnë 500 mijë shqiptarë, senati italian miraton
senati

ITALI- Senati italian ka miratuar me 129 vota pro marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë. Nga kjo marrëveshje përfitojnë 550 mijë shqiptarë. 

Përfitojnë 500 mijë shqiptarë, senati italian miraton
votimi

Në punimet e seancës plenare të Senatit italian, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. 

Marrëveshja u firmos më 6 shkurt nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani dhe homologu Italian, Antonio Tajani. Kjo marrëveshje, parashikon trajtim të barabartë për shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri, duke u mundësuar atyre përfitime nga pensionet, sigurimi i papunësisë, përfitimet për sëmundje dhe shtatzëni. Marrëveshja, e cila hyn në fuqi pas ratifikimit nga të dyja vendet, do të zbatohet sipas një marrëveshjeje administrative specifike.

Koordinimi i sigurimeve garanton që personat të cilët kanë punuar në të dyja shtetet mund të bashkojnë periudhat e sigurimeve për të marrë pensione.  Marrëveshja është një hap i madh në sigurimin e të drejtave sociale të shqiptarëve që jetojnë dhe kontribuojnë në Itali, si dhe të italianëve në Shqipëri.

senati italian marreveshja per pensionet

Sondazh

Poll