Aktualitet

Ekskluzive/ I shpallur në kërkim për dosjen "Zarka", vetëdorëzohet në polici avokati Radovan Çela

Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'.

5 Mars 2025, 15:11 Nga r.ll
Ekskluzive/ I shpallur në kërkim për dosjen "Zarka",
foto ilustruese

TIRANË- Avokati Radovan Çela është vetëdorëzuar ditën e sotme në policinë e Tiranë. Lajmi është bërë i ditur ekskluzivisht për Dosja.al, ku mësohet se Çela është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Çela ishte i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes "Zarka".

Gjykata e Posaçme ka veçuar më 20 shkurt çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka nga të pandehurit e tjerë që ndodhen në kërkim, dhe pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij. Zarka është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit Sky Ecc.

Gjykata ka veçuar dosjen për tre personat e tjerë, mes të cilëve ish-oficerja e BKH Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi për shkak se nuk janë arrestuar ende nga policia dhe vijojnë të jenë në kërkim. Çështja për ta u pezullua për një vit.

Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'. Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.

Ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka u arrestua më 29 korrik 2024 me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO.  Sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penal, 4 nga të cilat të lidhura për dosjen “Toyota Yaris” që kur dosja ishte te Prokuroria e Krimeve te Rënda e me pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.  

Gjithçka është zbuluar nga komunikimet ne SKY ECC dhe Enchro chat, ku mësohet se vetëm prokurori Aurel Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn, edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi.Mes çështjeve të tjera ku ka ndikuar prokurori është edhe ajo për hetimin pasuror ndaj Suel Çelës, i nisur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Këtu kryeprokurori i Vlorës ka tentuar të ndikojë të prokurorët në Prokurorinë e Posaçme.

radovan cela dosja toyota yaris

Sondazh

Poll