Aktualitet

U vetëdorëzua sot, ja për cfarë akuzohet avokati Radovan Çela

Në dosjen ‘Toyota Yaris' Radovan Çela akuzohet për korrupsion aktiv dhe ushtrimi ndikimi të paligjshëm, ndërsa Astrit Vlasi është vënë nën akuzë për korrupsion aktiv.

5 Mars 2025, 15:27 Nga E. D
U vetëdorëzua sot, ja për cfarë akuzohet avokati Radovan
Radovan Çela

TIRANË- Avokati Radovan Çela është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici. Vetëdorëzimin e avokatit Çela, Dosja.al e raportoi ekskluzivisht. Çela ishte i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes "Zarka". Avokati gjithashtu është i dyshuar për korruptim të gjyqtarit ose prokurorit në 2 raste dhe ndikim i paligjshëm në 5 raste.

Sakaq, Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'. Po ashtu në dosjen ‘Toyota Yaris' Radovan Çela akuzohet për korrupsion aktiv dhe ushtrimi ndikimi të paligjshëm, ndërsa Astrit Vlasi është vënë nën akuzë për korrupsion aktiv.

Gjykata e Posaçme ka veçuar më 20 shkurt çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka nga të pandehurit e tjerë që ndodhen në kërkim, dhe pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij. Zarka është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit Sky Ecc.

radovan Çela

Sondazh

Poll