Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 33-vjeçari në Kukës, pritet ekstradimi drejt Austrisë

Policia bën të ditur se i riu është kapur teksa po hynte në territorin e Shqipërisë. Gjithashtu Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri.

5 Mars 2025, 14:02 Nga E. D
I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet
foto ilustruese

MORINË-  Një 30-vjeçar nga Presheva është arrestuar në pikën kufitare të Morinës në Kukës, ishte në kërkim nga autoritetet austrikae për trafik droge. Policia bën të ditur se i riu është kapur teksa po hynte në territorin e Shqipërisë. Gjithashtu Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet austriake, për trafikim të lëndëve narkotike, ndalohet 30-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të bazuara tek analiza e riskut, të kryera në kuadër të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të Morinës, me objektiva goditjen e krimeve në kufi dhe parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës, shtetasi O. K., 30 vjeç, banues në Preshevë.

Nga verifikimet e detajuara dhe intervistimi në vijë të dytë, ai rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të autoriteteve austriake, për trafikim të lëndëve narkotike. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri.

morine policia e kukesit

Sondazh

Poll