Aktualitet

Ndërprerja e energjisë eketrike në disa zona në Tiranë, OSHEE tjetër njoftim: Një nga transformatorët u përfshi nga flakët...

OSHEE bën me dije se shkak për ndërprerjen e energjisë ka qenë një nga transformatorët që është përfshirë nga flakët.

5 Mars 2025, 14:49 Nga B.Z
Ndërprerja e energjisë eketrike në disa zona në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANË - OSHEE ka dalë me një tjetër reagim zyrtar lidhur me shkëputjen e energjisë elektrike në disa zona në Tiranë. OSHEE bën me dije se shkak për ndërprerjen e energjisë ka qenë një nga transformatorët që është përfshirë nga flakët.

Disa nga zonat që mbetën pa drita mesditën e sotme janë Rruga e Elbasanit, Uzina e Autotraktorëve, Brryli, Shkolla e Bashkuar, Ali Demi dhe zona e Freskut, janë pa energji prej të paktën gjysmë ore.

Njoftimi i OSHEE

Për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora.

Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së vecantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.

Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë"

oshee drita tirane

Sondazh

Poll