Aktualitet

E moshuara ndërroi jetë pasi u dhunua nga djali/ Flet dëshmitari që publikoi videon: Vëllai i Albanit më ka kërcënuar! Dhuna ishte e përsëritur...

Po ashtu ai shprehet se dhuna ndaj nënë Razijes ishte e përsëritur, dhe se kishte qenë shumë e vështirë të ishte dëshmitar i atij akti kaq brutal. Sipas tij Albani ishte një person problematik dhe shkaktonte probleme edhe në lagjen ku jetonte. Ai theksoi se ishte kërcënuar dhe ofenduar nga vëllai i Albani së bashku me familjarët e tij, dhe shkak ishte publikimi i videos në rrjetet sociale.

5 Mars 2025, 13:40 Nga E. D
E moshuara ndërroi jetë pasi u dhunua nga djali/ Flet dëshmitari
foto nga emisioni

TIRANË- Disa muaj më parë Alban Mansaku dhunoi dhe tërhoqi zvarrë nënën e tij në rrugë duke përdorur gjuhë fyese e ofenduese ndaj saj. Gjithashtu muaj më pas e moshuar ndërroi jetë. Ndërkohë personi i cili ka shpërndarë videon e dhunës në rrjetet sociale ka treguar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Duke folur për emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, të autores Evis Ahmeti ai tha se gjithë banorët e zonës së Gjepalit ishin në dijeni të dhunës që Albani bënte kundrejt nënës së tij, dhe videon e publikuar në rrjetet sociale i kishin gjithashtu edhe ata.

Po ashtu ai shprehet se dhuna ndaj nënë Razijes ishte e përsëritur, dhe se kishte qenë shumë e vështirë të ishte dëshmitar i atij akti kaq brutal. Sipas tij Albani ishte një person problematik dhe shkaktonte probleme edhe në lagjen ku jetonte. Ai theksoi se ishte kërcënuar dhe ofenduar nga vëllai i Albani së bashku me familjarët e tij, dhe shkak ishte publikimi i videos në rrjetet sociale.

Videot që unë kam publikuar në portal, i kishin edhe banorët e zonës. Filmimet ishin marrë nga kamerat e vëllait të Albanit i cili jeton në Gjermani. Dhuna ishte e përsëritur dhe ishte shumë e vështirë që të isha dëshmitar i këtij akti brutal. Të gjithë ne banorët ishim në dijeni të dhunës që ai i shkaktonte nënë Razijes. Albani ishte një person i cili shkaktonte shumë probleme edhe në lagjen ku jetonte.  Ai gjithashtu vinte dhe ofendonte edhe familjarët e mi. Unë jam kërcënuar së bashku me familjarët e mi nga vëllai i Albanit për videon që kam publikuar.” përfundoi ai

alban mansaku

Sondazh

Poll