Aktualitet

Aksidenti i trefishtë në Lezhë-Shkodër, dalin PAMJET nga vendngjarja, në autobus ndodhej stafi i kampit të Gjadrit

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe është bllokuar për rreth 1 orë trafiku. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për lirimin e aksit rrugor si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

5 Mars 2025, 12:39 Nga B.Z
Aksidenti i trefishtë në Lezhë-Shkodër, dalin PAMJET nga
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që u regjistrua mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se në autobusin e përfshirë në aksident ndodhej stafi i punonjësve italianë të kampit të emigrantëve në Gjadër.

Në aksident është përfshirë edhe një kamionçinë dhe një makinë, që siç mund të shikohet nga pamjet e siguruara nga Dosja.al ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person ndërsa ende nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shëndetësore. 

 
 

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe është bllokuar për rreth 1 orë trafiku. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për lirimin e aksit rrugor si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

aksident lezhe-shkoder

Sondazh

Poll