Aktualitet

Tritoli në punishten e sallamit në Fushë-Krujë/ Policia: Ende nuk janë identifikuar autorët

Gjithashtu sasi eksplozivi ka shpërthyer në murin e jashtëm të punishtes së sallamit në pronësi të Dorjan Mirit. Po ashtu nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, fatmirësisht nuk raportohet as për persona të lënduar. 

5 Mars 2025, 11:58 Nga E. D
Tritoli në punishten e sallamit në Fushë-Krujë/ Policia:
pamje nga vendngjarja

FUSHË-KRUJË- Policia ka dal në një njoftim zyrtar në lidhje me shpërthimin në punishten e sallamit në Fushë-Krujë. Policia gjithashtu bën të ditur se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. 

Gjithashtu sasi eksplozivi ka shpërthyer në murin e jashtëm të punishtes së sallamit në pronësi të Dorjan Mirit. Po ashtu nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, fatmirësisht nuk raportohet as për persona të lënduar. 

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak/ Rreth orës 06:50, në Stacionin e Policisë Fushë Krujë, është paraqitur shtetasi D. M., i cili ka deklaruar se gjatë natës, në rrethimin e jashtëm të biznesit të tij, ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë ka patur dëme të vogla materiale. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

shperthim me tritol fushe-kruje

Sondazh

Poll