SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre, GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës, Leonard Hide
Leonard Hide TIRANË - Gjykata e Posaçme ka pushuar këtë të mërkurë çështjen e kryebashkiakut të Liboh...
Gjithashtu bëhet me dije se në pranga janë vënë Elban Coniku, Dhimitër Peqini dhe Artan Lila. Sipas policisë operacioni u zhvillua pas një hetimi 4 mujor, për trafikim armësh dhe falsifikim dokumentesh.
ELBASAN- Policia ka zhvilluar ditën e stome një operacion në Elbasan, ku si rezultat janë vënë në pranga tre persona dhe janë sekuestruar, 3 armë zjarri kallashnikovë, 3320 fishekë luftarak, granatë defensive dhe 20 dokumente të dyshuara të falsifikuara shqiptare, bullgare dhe maqedonase. Gjithashtu bëhet me dije se në pranga janë vënë Elban Coniku, Dhimitër Peqini dhe Artan Lila. Sipas policisë operacioni u zhvillua pas një hetimi 4 mujor, për trafikim armësh dhe falsifikim dokumentesh.
Po ashtu në njoftimin e policisë thuhet se Dhimitër Peqini 59 vjeç, banues në Elbasan, organizonte trafikimin e armëve drejt RMV-së dhe falsifikimin e dokumenteve. Gjatë operacionit, në fshatin, Çekin, Gramsh, shërbimet e Policisë iu bënë shenjë ndalimi automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit Dhimitër Peqini dhe Elban Coniku, ku dhe u gjetën kallashnikovë, municion luftarak, granata dhe dokumente të falsifikuara. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Organizatori”. Sekuestrohen 3 armë zjarri kallashnikovë, 3320 fishekë luftarak, granatë defensive dhe 20 dokumente të dyshuara të falsifikuara (shqiptare, bullgare dhe maqedonase). Vihen në pranga 3 shtetas (organizatori i 2 veprimtarive kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe falsifikimit të dokumenteve, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij).
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe ata të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Elbasanit, pas një hetimi 4-mujor, me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Organizatori”.
Si rezultat i operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Dh. P., 59 vjeç, banues në Elbasan, i cili organizonte trafikimin e armëve drejt RMV-së dhe falsifikimin e dokumenteve. Gjithashtu, gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. C., 52 vjeç, banues në Gramsh, dhe A. L., 47 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet rezulton se 52-vjeçari, bashkëpunonte me 59-vjeçarin për trafikimin e armëve, ndërsa 47-vjeçari bashkëpunonte me 59-vjeçarin, për falsifikimin e dokumenteve.
Gjatë kontrollit në banesën e 47-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 20 dokumente të dyshuara të falsifikuara (shqiptare, bullgare dhe maqedonase) dhe pajisje që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Gjatë operacionit “Organizatori”, në fshatin, Çekin, Gramsh, shërbimet e Policisë iu bënë shenjë ndalimi automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit Dh. P. dhe E. C. Nga kontrollet, u gjetën të fshehura në bagazhe, 3 armë zjarri kallashnikovë, 3320 fishekë luftarak dhe 1 granatë, që nga hetimet rezulton se do të trafikoheshin drejt Maqedonisë së Veriut.
Më tej, gjatë hetimeve rezultoi se shtetasi Dh. P., në bashkëpunim me shtetasin A. L., falsifikonin në banesën e këtij të fundit, dokumente të ndryshme (pasaporta, karta identiteti, leje qëndrimi dhe dëshmi aftësish), shqiptare dhe të huaja.
Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Leonard Hide TIRANË - Gjykata e Posaçme ka pushuar këtë të mërkurë çështjen e kryebashkiakut të Liboh...
Foto ilustruese DURRËS- Rrjeti i Veprimit të Bazelit ngre dyshime se Prokuroria e Durrësit nuk po e heton çështjen si&ccedi...
foto ilustruese TIRANË- Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim prej n...
Foto ilustruese TIRANË - Viti 2024 ishte jo vetëm më i miri historik për Shqipërinë për turizmin, por vendi shënoi ...
Pamje nga vendngjarja FUSHË-KRUJË - Një shpërthim i fuqishëm është raportuar këtë të mërkurë n&...
Foto ilustruese TIRANË - Punonjësit shqiptarë janë më të nën paguarit në Europë, si përsa i përket p...
Moti TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të...
anetaret e gjykatës kushtetuese TIRANË- Një dokument i rrjedhur në media sugjeron se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimi...
fadi dhe rayyan alwan AMSTERDAM- Autori i dyshuar i vrasjes së 24-vjeçares palestineze në Tiranë, i cili rezultoi se është ...
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar pasi u kap duke udhëtuar në...