Politike

"Hajt shko boj naj kontratë tani!" Rama batuta LIVE me sipërmarrësen në Berlin: Kemi ardhur si hallexhinj, sot jemi megalluks

Në një moment teksa ishte LIVE pranë tij erdhi dhe Ilda Kasa një sipërmarrëse që merrej me turizmin. 

4 Mars 2025, 09:13 Nga M.B
"Hajt shko boj naj kontratë tani!" Rama batuta LIVE me
Edi Rama

BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën LIVE në rrjetet sociale "Sy m'sy", nga Berlini, ku Shqipëria u zgjodh vend nderi në Panairin e Turizmit. Në një moment teksa ishte LIVE pranë tij erdhi dhe Ilda Kasa një sipërmarrëse që merrej me turizmin. 

"Kemi arritur të jemi megalluks, kemi ardhur si hallexhinj", tha ajo.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ka qenë dallëndyshja e parë në këto dhe pranverë nuk ka parë me sy.

Kasa: Jam Ilda Kasa 27 vite që kalama që merrem me turizëm, është një ëndërr, u bë realitet, kam gati 25 vite që vij në Berlin, mbrëmë kam pasur emocione dhe kisha nevojë të qaja, kurrë nuk jam ndjerë krenare më shumë se mbrëmë. Kemi arritur të jemi megalluks, kemi ardhur si hallexhinj.

Kasa: Të gjitha vendet e nderit i kemi mbyt. Nuk ka lidhje, art kulturë qytetari.

Rama: Jep ca shifra.

Kasa: 25-a është e mbyllur. Na kanë parë gjithmonë gjermanët me një lloj skepticizmi.

Kasa: Mbrëmë u zhveshëm nga çdolloj dyshimi, nuk kam fjalë,

Rama: Hajt shko boj naj kontratë tani.

edi rama

Sondazh

Poll