Politike

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Rama: Dua të marr hak! Na kanë poshtëruar me dhjetëra vite...

Rama shprehet se Shqipërinë e kanë poshtëruar me dhjetëra vite të huajt dhe vendasit dhe për këtë ka ardhur koha sipas tij që të marrë vendin që i takon. 

4 Mars 2025, 09:11 Nga B.Z
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Rama: Dua të marr
Edi Rama

BERLIN - Kryeministri Edi Rama ka folur sërish mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë bashkëbisedimin me ndjekësit online përmes rubrikës Sy m'sy nga Berlini Rama e ka cilësuar anëtarësimin si një hakmarrje.

Rama shprehet se Shqipërinë e kanë poshtëruar me dhjetëra vite të huajt dhe vendasit dhe për këtë ka ardhur koha sipas tij që të marrë vendin që i takon. 

Rama: Energjinë më të madhe e gjej tek hakmarrja. Dua të marr hak. Na kanë poshtëruar shumë gjatë, na kanë poshtëruar të huajt na kanë poshtëruar tanët me dhjetëra e dhjetëra vite. Është koha të marrim hak, dhe është fantastike të marrim hak duke u ulur në tryezën e BE njësoj të barabartë me të tjerët. 

edi rama be

Sondazh

Poll