Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje dhe PLDSH dorëzojnë në KQZ kërkesën për regjistrim si koalicion

Ne shkresën drejtuar KQZ thuhet se partia drejtuese e koalicionit është Lëvizja Shqipëria Bëhet, dhe Adriatik Lapaj do të jetë gjithashtu drejtues i koalicionit.

3 Mars 2025, 22:07 Nga r.ll
Zgjedhjet e 11 majit/ Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje dhe PLDSH
shabani, lapaj

TIRANË- Një tjetër kërkesë për regjistrimin e një koalicioni zgjedhor është dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB), Partia “Nisma Thurje” (Nisma), Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë” (PLDSH) kërkojnë të futen në zgjedhje si koalicion me emrin "Nisma Shqipëria Bëhet".

Ne shkresën drejtuar KQZ thuhet se partia drejtuese e koalicionit është Lëvizja Shqipëria Bëhet, dhe Adriatik Lapaj do të jetë gjithashtu drejtues i koalicionit.

SHKRESA E PLOTË DREJTUAR KQZ:

I nderuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve,

Në bazë të Kodit Zgjedhor, po ju dërgojmë kërkesën për të regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025, koalicionin e partive politike të mëposhtme:

Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB)
Partia “Nisma Thurje” (Nisma)
Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare” (PLDSH)

Partia drejtuese e koalicionit është Partia Shqipëria Bëhet, dhe drejtuesi i saj do të jetë edhe drejtues i koalicionit.

Emri i koalicionit është Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj, dhe logoja e koalicionit do të jetë logoja e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

Veprimtaria e koalicionit, përgatitja e listave garuese dhe marrëdhëniet mes anëtarëve rregullohen me marrëveshje mes palëve, e cila është bashkangjitur kësaj kërkese.

Zgjedhjet e 11 majit/ Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje dhe PLDSH
shkresa

adriatik lapaj endri shabani partia shqiperia behet

Sondazh

Poll