Politike

"Na ishte njëherë Partia Demokratike"/ Rama vijon sulmet ndaj opozitës: Kënetë me një buf dhe gjithë-çfarë lloj speciesh!

Gjatë fjalës së tij nga Berlini Rama është ndalur te zgjedhjet e 11 Majit, teksa është shprehur se tashmë qytetarët e dinë shumë mirë se kë duhet të zgjedhin. Kreu i qeverisë ka vijuar sulmet ndaj opozitës, teksa është shprehur se kjo e fundit është një kënetë me në krye një buf dhe gjithë çfarë lloj speciesh. 

4 Mars 2025, 09:03 Nga B.Z
"Na ishte njëherë Partia Demokratike"/ Rama vijon sulmet
Edi Rama

BERLIN - Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur edhe këtë të martë komenteve të ndjekësve në rrjete sociale përmes rubkrikë sonline Sy m'sy këtë herë të zhvilluar nga Berlini.

Rama është ndalur te zgjedhjet e 11 Majit, teksa është shprehur se tashmë qytetarët e dinë shumë mirë se kë duhet të zgjedhin. Kreu i qeverisë ka vijuar sulmet ndaj opozitës, teksa është shprehur se kjo e fundit është një kënetë me në krye një buf dhe gjithë çfarë lloj speciesh. 

Sa i takon listave të mbyllura të PD, kreu i qeverisë ka vijuar ironitë teksa ka thënë se në ato lista gjenden speciet më të ulëta politike.

Rama: Është zgjedhje shumë e qartë kjo e kësaj here. Nuk ka qënë më e qartë edhe për faktin se më 11 Maj Shqipëria do të vendosë të gjitha forcat e veta për të realizuar anëtarësimin. Ose një votë për mua dhe për ne bashkë për Shqipërinë 2030, ose një votë për kënetën dhe për tu kthyer prap në gropën e kua-kua-kuave gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë, dhe kush do ta hedhë votën në atë drejtim do të marrë më qafë fëmijët e vet. Na ishte njëherë Partia Demokratike, na ishte njëherë dhe s'është më kjo, kjo është një kënetë më një buf dhe me gjithë-çfarë lloj speciesh. Shihni pak kur të dalë lista e mbyllur, dhe doni apo sdoni ju aty janë speciet më të ulëta politike, aty do ti keni, kështu që ju si të doni.

edi rama berlin opozita

Sondazh

Poll