Politike

Pretendon se sekuestrimi është bërë në mënyrë të paligjshme, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Veliajt për kthimin e celularit

Veliaj pretendon se sekuestrimi është bërë në mënyrë të paligjshme.

4 Mars 2025, 08:06 Nga B.Z
Pretendon se sekuestrimi është bërë në mënyrë
Erion Veliaj

TIRANË - Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë këtë të martë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, për kthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit. Veliaj pretendon se sekuestrimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Bëhet me dije se dosja do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Bani.

Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

 

 

 

erion veliaj gjkko

Sondazh

Poll