3 Mars 2025, 19:13
Nga N.F
edi rama ne berlin
BERLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Panairin e Turizmit në Berlin u shpreh se Shqipëria ka një të ardhme të mirë ekonomike dhe një rritje të qëndrueshme që sipas tij do të forcohet edhe nga destinacioni turistik.
Rama tha se në Shqipëri, vetëm në 28 mijë metra katrorë gjen dy dete, 9 lumenj, male, lugina dhe mund të udhëtosh e të vizitosh alpet dhe detin. Më tej, ai falenderoi ITB në Berlin që krijoi mundësinë që Shqipëria t'i trgojë botës se është ndryshe nga stigma e krijuar në Gjermani dhe vendet e tjera. Ndërkohë ndër arsyet që përmendi për të vizituar Shqipërinë, Rama tha se "Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme".
"Kemi një të ardhme edhe më të shndritshme ekonomike, rritje e qëndrueshme që do forcohet edhe nga destinacioni turistik, por edhe modeli ynë i ekologjisë turistike dhe eksperiencat. Gjatë viteve të fundit kemi pasur më shumë se dy herë të rritje të të ardhurave për frymë dhe prodhimit të brendshëm. Vetëm në 28 mijë metra katrorë gjen dy dete, 9 lumenj, male, lugina dhe mund të udhëtosh e të vizitosh alpet, detit, rërën e nxehtë, netët e freskëta gjatë verës së nxehtë, Europën Lindore. Po jo vetëm kaq, në maj do mirëpresim të gjithë udhëheqësit botërorë, liderët, por edhe Giro D’Italia, si dhe evente të tjera e të tjera.
Të kemi një vend në ITB në Berlin askush nuk e mendonte në vendin tonë sa të ishte gjallë, jo vetëm që po ndodh, por është njohje frymëzuese. Dua të falenderoj ITB që na lejon të shijojmë këtë shpërblim dhe na ka dhënë mundësinë ti tregojmë botës se jemi ndryshe nga stigma e shumë viteve e krijuar në Gjermani dhe vende të tjera të botës për ne. Për gjysmë shekulli ne nuk patëm mundësi të luanim në Perëndim, por ne nuk kërkojmë ndere vetëm lojë të ndershme.
Udhëtari i parë i regjistruar gjerman në Shqipëri ishte Arnorf Konharf, i cili vizitoi tokën tonë në shekullin e 15-të. U mahnit aq shumë nga tradita dhe gjuha jonë sa që dokumentoi dhjetëra fjalë tipike shqiptare. Këto fjalë janë dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë tonë të pasur, pjesë e së cilës është po kështu gjuha jonë. Gjuha jonë është një rrjedhoje dhe dege e mëvetësishme e pemës së gjuhëve indoeuropiane. Ka edhe një arsye për të ardhur në Shqipëri. Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme," tha Rama.
rama ne berlin
Politike
3 Mars 2025, 19:03
r.ll
edi rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Panairin e Turizmit në Berlin u shpreh se vendi ynë ...
Politike
3 Mars 2025, 18:51
N.F
Julia Simpson
BERLIN- Presidentja e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit, Julia Simpson gjatë fjalës së saj ...
Politike
3 Mars 2025, 18:57
N.F
edi rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Panairin e Turizmit në Berlin u shpreh se kulmi i mikpritjes shqipta...
Politike
3 Mars 2025, 18:52
r.ll
mario tobias
BERLIN- Në Berlin ka nisur Panairi i Turizmit ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” p&e...
Politike
3 Mars 2025, 18:06
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Partia Socialiste ka rënë dakord për shtyrjen e afatit të regjistrimit të emigrantëve në pl...
Politike
3 Mars 2025, 17:48
r.ll
erion veliaj, ols dado
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ndodhur tashmë nën masën e sigurisë "arrest në b...
Politike
3 Mars 2025, 16:52
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sotme në Presidencë ambasadorin e Bashkimit Evropian në Koso...
Politike
3 Mars 2025, 15:58
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 4 mars është urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës q&eu...
Politike
3 Mars 2025, 16:07
r.ll
belinda balluku
TIRANË- Muaji shkurt shënoi fillimin e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike për abon...
Politike
3 Mars 2025, 15:59
r.ll
edi rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka ndarë pamje nga pë...