Aktualitet

Radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës, emigrantët presin për të kaluar drejt Greqisë pas festës "E Hëna e Pastër"

Për shkak të numrit të madh të automjeteve, drejtuesit e mjeteve kanë kaluar më shumë se një orë në pritje. Gjithashtu pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa pala greke është më e ngadaltë, duke operuar vetëm me 3 sportele.

3 Mars 2025, 17:08 Nga E. D
Radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës,
pamje nga vendngjarja

KAPSHTICË- Një fluks i lartë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi dhjetëra mjete po presin të kalojnë në Greqi. Shumë emigrantë, të kthyer së fundmi në Shqipëri, po i drejtohen sërish shtetit grek, pas disa ditëve pushimi për festën e njohur si “E hëna e pastër”.

Për shkak të numrit të madh të automjeteve, drejtuesit e mjeteve kanë kaluar më shumë se një orë në pritje. Gjithashtu pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa pala greke është më e ngadaltë, duke operuar vetëm me 3 sportele.

kapshtice

Sondazh

Poll