Aktualitet

U gjet dje i pajetë në Prishtinë vëllai i reperit të njohur Unikkatil/ Policia i gjen në banesë armë dhe lëndë narkotike

Sipas Policisë, gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë zjarri dhe substancë e dyshuar narkotike. Kjo ka çuar në nisjen e hetimeve për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve. 

3 Mars 2025, 13:31 Nga M.L
U gjet dje i pajetë në Prishtinë vëllai i reperit të
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia ka zbardhur më shumë detaje lidhur me rastin e vdekjes së Mentor Palokajt, vëllait të Unikkatilit, i cili u gjet pa shenja jete mbrëmjen e kaluar. Sipas Policisë, gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë zjarri dhe substancë e dyshuar narkotike. Kjo ka çuar në nisjen e hetimeve për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve. 

Reperi Sadik Gjokaj, i njohur si ‘Kobra’, ka konfirmuar vdekjen e vëllait të Unikkatilit. Në një postim në Facebook, Kobra shprehu trishtimin e tij për këtë humbje, duke shkruar: I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe.

Raporti policor:

“Prishtinë 02.03.2025, 17:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

 

mentor palokaj unikkatil kosove

Sondazh

Poll