Aktualitet

Dhunohen varrezat e Suelasit në Berat/ Vidhen vazot e bronzit, roja: Hajdutët janë përdorues droge...

Gjithashtu roja i varrezave, Polizoi Tavanxhiu, ka thënë se pasi ka konstatuar dëmet ka njoftuar policinë por ende nuk jane arrestuar autoret.

3 Mars 2025, 16:23 Nga E. D
Dhunohen varrezat e Suelasit në Berat/ Vidhen vazot e bronzit, roja:
foto ilustruese

BERAT- Varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit janë dëmtuar prej disa ditësh. Bëhet e ditur se disa persona gjatë natës kanë thyer me leva mermeret dhe kanë vjedhur vazot e ndriçimit prej bronzi e bakri. Gjithashtu roja i varrezave, Polizoi Tavanxhiu, ka thënë se pasi ka konstatuar dëmet ka njoftuar policinë por ende nuk jane arrestuar autoret. Po ashtu roja i varrezave shprehet se hajdutët janë përdorues droge.

Sakaq Tavanzhiu ka bë thirrje për marrjen e masave nga bashkia dhe policia si dhe vendosjen e kamerave të sigurisë në varrezat publike të qytetit, pasi gjate nates nuk ka roje. Po ashtu bëhet e ditur se dy prej autorëve janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga policia

Kanë thyer 10 varre, kanë shqyer alumin dhe kanë vjedhur gotat e bronzit. Janë beqarë, të droguar. Policia thotë kanë qenë 3-4 vetë por ende s’janë kapur”, tha roja Polizoi Tavanxhiu.

 

varret ne berat polizoi tavanxhiu

Sondazh

Poll