3 Mars 2025, 13:36
Nga B.Z
Efektivët
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë "arrest me burg", për tre ish-efektivët e arrestuar pak ditë më parë në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar nga SPAK.
Konkretisht janë lënë në burg: Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Komisariatin e Himarës, Ervis Alisinanaj, shef i krimeve në Komisariatin e Lushnjës, dhe ish-efektivi i Forcave Operacionale, Erdit Hazizaj. Sakaq vijon të jetë në kërkim shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi.
Prokuroria i akuzon tre ish-evektivët për “Trafikimi i Narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “Shpërdorim detyre” dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
Sipas SPAK, hetimet kanë nisur prej disa kohësh për efektivët e arrestuar, pasi në aplikacionet Sky Ecc rezultoi se këta të fundit ishin të përfshirë me banda kriminale në fushën e narkotikëve dhe jo vetëm.
SPAK zbardh skemën e grupit kriminal
Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se gjatë viteve 2019-2021 në Sarandë vepronte një grup i strukturuar kriminal i cili kultivonte lëndë narkotike në ambiente të mbyllura dhe e trafikonte drejt Greqisë. Më tej thuhet se ajo që vihet re nga hetimet është se në rastet kur anëtarët e këtij grupi arrestoheshin, anëtarët e tjerë interesoheshin për t’i garantuar ndihmë ekonomike personave të arrestuar si edhe sigurimin e mbrojtjes në proceset gjyqësore.
SPAK thekson se 3 efektivët e lartpërmendur duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të atëhershëm si punonjës të policisë së shtetit, ndihmonin drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me trafikimin e narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të ndryshme si telefona, armë etj, dhe po vazhdojnë kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera.
3 efektivët shkarkohen nga detyra
Pas arrestimit, dhe zbardhjes së skemës së grupit kriminal ku akuzohen si të implikuar 3 efektivët janë pezulluar nga detyra. Një ditë më parë Policia sqaroi se Ruska, Alisinanaj dhe Hazizaj janë shkarkuar nga postet e tyre dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve.
erdit hazizaj ervis alisinanaj shkelzen ruska ervis dervishi spak
Aktualitet
3 Mars 2025, 13:13
M.B
Personat e përfshirë
TIRANA- Detaje të tjera janë zbardhur nga operacioni i dy ditëve më parë ku u lëshua...
Aktualitet
3 Mars 2025, 12:50
B.Z
Policia
KRUJË - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Krujë. Një 45...
Aktualitet
3 Mars 2025, 11:55
I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Apelimit ne Partine Demokratike, Adriana Kalaja, ka denoncuar sot nga SPAK, një aferë korruptive të ...
Aktualitet
3 Mars 2025, 11:47
I.A
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka kryer asnjë verifikim për një skemë të dyshuar kontrabandimi të qin...
Aktualitet
3 Mars 2025, 11:35
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka caktuar vazhdimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për 30-vjeçarin...
Aktualitet
3 Mars 2025, 11:18
I.A
SPAK
TIRANË- Pjestarët e stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë paraqitur ditën e sotme në...
Aktualitet
3 Mars 2025, 10:01
B.Z
Ekstradim
TIRANË - Një 30-vjeçar i akuzuar për prodhim të lëndëve narkotike, është ekstraduar nga Madridi n&...
Aktualitet
3 Mars 2025, 09:33
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 45-vjeçar i dënuar në Itali për disa vepra penale është arrestuar nga Policia në...
Aktualitet
3 Mars 2025, 09:20
B.Z
Foto ilustruese
MIRDITË - Një 15-vjeçar është arrestuar nga Policia në Mirditë pasi është kapur duke transpo...
Aktualitet
3 Mars 2025, 09:09
B.Z
Aksidenti
ELBASAN - Tre nga pesë të plagosurit e aksidentit tragjik që ndodhi një ditë më parë në aksin Peqin-Elbas...