Aktualitet

Goditet një bandë ‘skifterësh’ në Itali/ Tre shqiptarët plaçkisnin hotelet, në pranga 26-vjeçari, dy të tjerët arratisen

Ngjarja ka ndodhur më 1 mars, kur një alarm është dhënë për tre persona që kishin hyrë në një hotel në Avelengo përmes një dritareje me qëllim vjedhjen.

3 Mars 2025, 16:50 Nga E. D
Goditet një bandë ‘skifterësh’ në Itali/ Tre
foto ilustruese

ITALI- Një bandë ‘skifterësh’ shqiptarë janë ndaluar nga Policia e Bolzanos në Itali, pasi ishin të përfshirë në një seri grabitjesh të hoteleve në një zonë të frekuentuar nga turistët. Ngjarja ka ndodhur më 1 mars, kur një alarm është dhënë për tre persona që kishin hyrë në një hotel në Avelengo përmes një dritareje me qëllim vjedhjen.

Pas mbërritjes në vendngjarje, forcat e karabinierëve nuk i gjetën të dyshuarit, por zbuluan gjurmë të freskëta në dëborë, të cilat i ndoqën dhe i çuan deri tek një tjetër hotel, ku ishin strehuar grabitësit. Gjithashtu policia ka ndërhyrë menjëherë kur panë 3 ‘skifterët’. Po ashtu mediat vendase shkruajnë se ka pas një pëleshje mes tre shqiptarëve dhe policisë.

Pas përplasjes së dhunshme fizike, dy karabinierët kanë pësuar lëndime të ndryshme, për të cilat është dashur të kërkojnë mjekim në Urgjencë.  Ndërkohë dy prej të dyshuarve arritën të largoheshin, kurse i treti, një 26-vjeçar shqiptar, u arrestua. I arrestuari u mbajt në burgun e Bolzanos, në dispozicion të organeve të drejtësisë, në pritje të seancës për vërtetimin e arrestit, teksa po vijojnë kërkimet për bashkëpunëtorët.

policia italiane

Sondazh

Poll