Aktualitet

U kap duke transportuar kallashnikov dhe granata, arrestohet 15 vjeçari në Mirditë

15-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë lëndët shpërthyese janë sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale. 

3 Mars 2025, 09:20 Nga B.Z
U kap duke transportuar kallashnikov dhe granata, arrestohet 15 vjeçari
Foto ilustruese

MIRDITË - Një 15-vjeçar është arrestuar nga Policia në Mirditë pasi është kapur duke transportuar lëndë shpërthyese. Policia bën me dije se i mituri është arrestuar në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

15-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë lëndët shpërthyese janë sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale. 

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohen 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak. Vihet në pranga 15-vjeçari që u kap në flagrancë teksa transportonte armët dhe municionin.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte armë zjarri dhe armë shpërthyese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin e koduar “Sinjali”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, shtetasi E. S., 15 vjeç, banues në Burrel.

Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, të cilës iu referuan materialet procedurale për rastin, po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve, nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

arrestim policia mirdite

Sondazh

Poll