Aktualitet

Sherr në Krujë/ 46-vjeçari dhunon të riun, procedohet penalisht

Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal për 45-vjeçarin i cili dyshohet se ka qënë dhe iniciatori i sherrit.

3 Mars 2025, 12:50 Nga B.Z
Sherr në Krujë/ 46-vjeçari dhunon të riun, procedohet
Policia

KRUJË - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Krujë. Një 45-vjeçar ka dhunuar për motive të dobëta një 21-vjeçar. Si pasojë policia bën me dije se ka nisur procedimi penal për 45-vjeçarin i cili dyshohet se ka qënë dhe iniciatori i sherrit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 21-vjeçar",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

sherr kruje policia

Sondazh

Poll