Aktualitet

Abuzimet në UBT/ Anëtarët e stafit të Universitetit paraqiten në SPAK

Mësohet se 15 persona nga stafi i UBT-së kanë shkuar në SPAK për masën e sigurisë 'detyrim paraqitje'. 

3 Mars 2025, 11:18 Nga I.A
Abuzimet në UBT/ Anëtarët e stafit të Universitetit
SPAK

TIRANË- Pjestarët e stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se 15 persona nga stafi i UBT-së kanë shkuar në SPAK për masën e sigurisë 'detyrim paraqitje'. 

GJKKO ka caktuar ndaj Edmond Tërthorjas, Amarildo Llesht, Mehmet Qoshjas dhe Altin Murtos masën e sigurisë “Arrest në burg” si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

Po ashtu GJKKO ka vendosur të caktojë ndaj Piro Zogas masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë (katër raste).

GJKKO ka caktuar ndaj: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Gjithashtu GJKKO vendosur për Enkeleida Sallakun, Klara Jahollarin, Ilir Kapajn, Erjola Kopalin, Klea Lekocajn masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

GJKKO ka caktuar ndaj Bejo Bizhgas masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ai duhet të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj Etleva Shores masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Po ashtu GJKKO ka caktuar ndaj Rezearta Dervishit masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, katër raste). Ajo duhet të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Sondazh

Poll