Politike

"Ato videot i qani"/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët në hyrje të Prokurorisë

Kryemadhi, është paraqitur mesditën e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

3 Mars 2025, 12:05 Nga B.Z
"Ato videot i qani"/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta
Monika Kryemadhi

TIRANË - Deputetja Monika Kryemadhi, është paraqitur mesditën e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në hyrje të Prokurorisë Kryemadhi ka shkëmbyer edhe batuta me gazetarët.  ““Ato videot i qani, mi bëni shumë të bukura”, ka thënë Kryemadhi para se të hynte në SPAK.

 

GJKKO la në fuqi më 23 tetor masën "detyrim paraqitje" ndaj Kryemadhit, pas bashkimit të dosjeve nga SPAK për çështjen CEZ-DIA, lobimin në SHBA të ish-LSI-së, si dhe hetimin pasuror ndaj saj dhe ish-bashkëshortit, Ilir Meta.

Deputetja po hetohet nga SPAK për tre akuza: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

monika kryemadhi spak

Sondazh

Poll