Politike

"Ka mbingopje të turistëve"/ Rama: Shumë shpejt do të çelim një aeroport të ri sezonal përballë Korfuzit

Rama deklaroi së Shqipëria ka pësuar një mbingopje të turistëve kohët e fundit, prandaj së shpejti do të hapet një aeroport i vogël sezonal përballë Korfuzit. 

3 Mars 2025, 11:25 Nga B.Z
"Ka mbingopje të turistëve"/ Rama: Shumë shpejt do
Edi Rama

BERLIN - Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë në konferencën për shtyp në Berlin përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit.

Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi së Shqipëria ka pësuar një mbingopje të turistëve kohët e fundit, prandaj së shpejti do të hapet një aeroport i vogël sezonal përballë Korfuzit. 

Rama thotë se ka shumë kompani ajrore që kanë ardhur dhe do të vijnë dhe se qeveria është aktualisht në bisedime me aviacionin federal të Amerikës, për fluturime direkte.

Rama: Së pari shumë shpejt do të çelim një aeroport të ri që do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut. Aeroporti i kryeqyteti është ai që ka rritjen më të shpejtë në Europë, është i mbipopulluar. Aeroporti i ri që do hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të  turistëve që shkojnë drejt detit jon dhe pjesë së jugut. Po kështu edhe ku janë për tu zhvilluar resortet luksoze dhe me 5 yje.

Kemi edhe një aeroport në Veri dhe po planifikojmë një të katërt në skajim më jugor, praktikisht Korfuzit. Ka mbingopje të aeroportit të Korfuzit nevojë për një aeroport të vogël sezonal. Kemi shumë kompani ajrore që kanë ardhur dhe do të vijnë. Jemi në bisedime me aviacionin federal të Amerikës, për fluturime direkte.

Shpresoj të kemi së shpejti edhe Qatar ëays. Kemi fluturime nga Emiratet dhe Arabia Saudite. Kemi një aeroport mjaft të lirë. Vite më parë ka qenë i shtrenjtë

edi rama berlin turizem korfuz

Sondazh

Poll