Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Meta thirrje qytetarëve nga burgu: Regjistrohuni për të votuar dhe bëhuni pjesë e ndryshimit

Nga qelia e burgut, Meta është shprehur optimist për fitore më 11 Maj, ndërsa fton të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë Shqipërisë që të votojnë, pasi sipas tij vota e tyre është ndryshimi i vendit. 

3 Mars 2025, 11:49 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Meta thirrje qytetarëve nga burgu: Regjistrohuni
Ilir Meta

TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Nga qelia e burgut, Meta është shprehur optimist për fitore më 11 Maj, ndërsa fton të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë Shqipërisë që të votojnë, pasi sipas tij vota e tyre është ndryshimi i vendit. 

Reagimi i Metës:

Të dashur bashkëatdhetarë në diasporë! 
Regjistrimi juaj masiv derimë tani është frymëzues!
Pjesëmarrja juaj e jashtëzakonshme në takimet e opozitës është garanci për Fitoren tonë më 11 Maj!
 Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga afati përfundimtar për regjistrimin e votuesve nga jashtë!
 Mos e humbni këtë mundësi historike! Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort!
 Regjistrohuni, Regjistrohuni, Regjistrohuni tani për të votuar dhe bëhuni pjesë e Ndryshimit!
 Regjistrimi bëhet këtu: https://diaspora.kqz.gov.al
 Shqipëria pret votën tuaj! Shqipëria pret Ndryshimin!

ilir meta zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll