Basha: Le ta zgjedhin shqiptarët sistemin e duhur zgjedhor… por nuk e presim përjetë Ramën! Rikthehemi tek protestat, s’
11 Janar 2020, 16:00Nga DOSJA
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu sot gatishmërinë e Partisë Demokratike për të hyrë në zgjedhje me çdo lloj sistemi zgjedhor, pasi tha se është i hapur për ndryshime.
Në një fjalim të qetë, të shoqëruar herë pas here me luhatje të vogla në fjalën e tij, Basha tha se dëshiron një sistem maxhoritar të pastër, jo proporcional rajonal, por tha se ky është opsion është në dorën e qytetarëve dhe jo të tijën.
Kjo është thuajse hera e parë që Lulzim Basha heq nga artikulimi i tij politik kërkesën për të realizuar zgjedhje të parakohshme me kusht largimin e kryeministrit Edi Rama. Por, megjithatë, kjo për Bashën nuk është një gjë e cila do të vazhdojë për shumë kohë. Kryedemokrati tha se nuk do t’a presë përjetë kryeministrin Edi Rama për të arritur një dakordësi për Reformën Zgjedhore.
Kryedemokrati gjithashtu, tha se PD, do të presë derisa PS të japë mendimin e saj për propozimet e demokratëve, por përjashtoi uljen në një tavolinë me kryeministrin Edi Rama. 2020, tha Basha do të rikthejë edhe protestat, teksa theksoi se ky vit do të jetë vendimtar për karrigen e kryeministrit.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DIBËR- Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka vijuar me denoncimet për zyrtarë të Partisë Socialiste, që demokratët i akuzojnë s...
Politike11 Janar 2020, 15:31
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pasi gruaja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija ka publikuar librin e saj ku flet për përjetime nga je...
PUKE– Zgjedhjet për kryetarin në Partinë Socialiste të Pukës duket se nuk kanë prodhuar një kryetar për këtë degë në zonen veriore, edhe pse në garë ishte i vet...
TIRANË– Idenë e saj për ndryshim të sistemit zgjedhor, Grida Duma e artikuloi kohë më parë. Madje shkoi akoma më tej kur i sygjeroi demokratëve të mb...
LAÇ- Kryeminstri Edi Rama firmosi sot marrëveshjen me ministrin turk Murat Kurum për ndërtimin e 500 banesave të reja, të cilat u shembën nga tërmeti tra...
ELBASAN- Deputetja Evis Kushi do të jetë Kryetarja e Partise Socialiste për Elbasanin Vendimi është marre sot në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Elbasanit, ...
Tiranë- Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Bashkia e Tiranës ka harxhuar 273 milionë lekë vetëm për udhëtime jashtë shtet...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se opozita është e gatshme për të paraqitur propozimet për Reformën Zgjedho...
TIRANË–Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ministrin turk të Mjedisit, Murat Kurum, me të cilin nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimin për ndërtimin e ...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për herë të parë në lidhje me deportimin e shtetasit turk, Harun Çelik. I ftuar sot në mb...