Denoncimi i fortë i Bardhit: Tre kryebashkiakë të Qarkut Dibër e Lezhë, me të shkuar kriminale, po mbledhim provat(VD)
DIBËR- Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka vijuar me denoncimet për zyrtarë të Partisë Socialiste, që demokratët i akuzojnë se kanë një të shkuar kriminale. Gazetari Enver Doçi, raporton për Dosja.al, nga Dibra, ku zhvilloi një takim me strukturat e PD, Bardhi tha se ka edhe 3 kryebashkiakë nga qarku i Dibrës dhe Lezhës, që sipas tij, rezultojnë me të shkuar kriminale. Bardhi nuk dha emra, por sqaroi se PD po mbledh prova për të provuar të shkuarën e tyre të errët.
“Shumica e kryetarëve të Edi Ramës, jo vetëm kanë të shkuar kriminale por janë kriminelë në veprim. Shumica e tyre duhet të ishin prapa hekurave. Kemi në proces verifikimi 3 prej tyre. Nëse e provojmë, të dhënat do i ndajmë me opinionin publik”-u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Bardhi tha se objektivi politik i PD mbetet ai i vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme lokale e parlamentare me qeveri teknike. Ai i bëri apel edhe prokurorisë së Dibrës të hapë dosjen 184, për të nxjerrë para ligjit krimet zgjedhore në këtë bashki.
“Ka mbi tre ose katër vite që mbahet kupola e lartë e PS, që është e përfshirë në manipulim zgjedhor. Të përfundojnë hetimet, zyrtarët e PS në Dibër të përfundojnë prapa hekurave për krimin elektoral në vitin 2016, 2017 dhe 2019. Mbajtja peng e kësaj dosjeje, mban peng integrimin evropian të vendit. Prokuroria e Dibrës nuk mund të flejë mbi dosje.”-tha ai.
Sekretari i PD, Gazmend Bardhi tha gjithashtu se PD mbështet ngritjen e SPAK, ndërsa kërkoi që dy nga prokurorët të largohen nga ky institucion në mënyrë që t’i japin atij besueshmërinë e funksionimit. “SPAK ka patur të gjithë mbështetjen e PD për të luftuar krimin e organizuar”-tha Bardhi.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Dështon procesi zgjedhor i PS në Pukë, edhe me një kandidat të vetëm, nuk zgjidhet dot kryetari i ri (Detaje)
PUKE– Zgjedhjet për kryetarin në Partinë Socialiste të Pukës duket se nuk kanë prodhuar një kryetar për këtë degë në zonen veriore, edhe pse në garë ishte i vet...
Grida Duma e zhgënjyer nga Lulzim Basha, flet hapur: Fitorja nuk do të vijë kurrë nëse gjejmë preteksin te koha (VD)
TIRANË– Idenë e saj për ndryshim të sistemit zgjedhor, Grida Duma e artikuloi kohë më parë. Madje shkoi akoma më tej kur i sygjeroi demokratëve të mb...
Rindërtimi i banesave në Laç/ Rama: Do të transferohet në një qytet me profil turistik, keni dhe kishën e Sh’na Ndout (
LAÇ- Kryeminstri Edi Rama firmosi sot marrëveshjen me ministrin turk Murat Kurum për ndërtimin e 500 banesave të reja, të cilat u shembën nga tërmeti tra...
Balla mbledh Asamblenë Socialiste të Elbasanit, Evis Kushi zgjidhet kryetarja e re e partisë
ELBASAN- Deputetja Evis Kushi do të jetë Kryetarja e Partise Socialiste për Elbasanin Vendimi është marre sot në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Elbasanit, ...
Ina Zhupa nxjerr shifrat: Bashkia Tiranë ka harxhuar 273 milionë lekë për udhëtime jashtë shtetit gjatë vitit 2019 (Dokum
Tiranë- Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Bashkia e Tiranës ka harxhuar 273 milionë lekë vetëm për udhëtime jashtë shtet...
“Rama i vetmi që se do Reformën Zgjedhore”/ Kryemadhi: Opozita e gatshme që të paraqesë propozimet (VD)
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se opozita është e gatshme për të paraqitur propozimet për Reformën Zgjedho...
Tërmeti/ Firmoset marrëveshja për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia, Rama: Do fillojmë nga Laçi, i japim zgjidhje edhe p
TIRANË–Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ministrin turk të Mjedisit, Murat Kurum, me të cilin nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimin për ndërtimin e ...
Deportimi i Çelik, Lleshaj: Ishte në paligjshmëri, s’ka kërkuar azil. Sfidoj avokatët e tij të më tregojnë dokumen
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për herë të parë në lidhje me deportimin e shtetasit turk, Harun Çelik. I ftuar sot në mb...
Eleminimi me snajper në mes të Rrëshenit, Sandër Lleshaj bën premtimin: Vrasje mafioze, s’do e lëmë pa zbardhur
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ‘premtuar’ se vrasja e biznesmenit nga Rrësheni Kastriot Reçi do të zbardhet.I ftuar në emisionin “K...