Politike

VIDEO/ Panairi i Turizmit në Berlin, Rama: Shqipëria është zgjedhur vendi i nderit për vitin 2025! Jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë

Rama gjatë fjalës së tij shprehet se pas panairit të punës në Athinë nesër Shqipëria do të çelë panairin e turizmit. Ai thekson se vendi ynë është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025. 

2 Mars 2025, 20:34 Nga N.F
VIDEO/ Panairi i Turizmit në Berlin, Rama: Shqipëria është
Rama

BERLIN- Kryeministri, Edi Rama përmes një video në rubrikën e tij "Ç'kemi ndo1 të re" në Facebook ka bërë me dije se ka udhëtuar drejt Berlinit për Panairin e Turizmit që do të mbahet nesër. Rama gjatë fjalës së tij shprehet se pas panairit të punës në Athinë nesër Shqipëria do të çelë panairin e turizmit. Ai thekson se vendi ynë është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025. 

Kryeministri shtoi se janë përgatitur të lënë mbresë të veçantë me ofertën dhe prezantimin e vendit tonë. Ai paraqiti shkurtimisht agjendën e tij në këtë panair i cili do të nisë që në mëngjes.

"Mirëmbrëma nga Berlini! Pas një dite të bukur në Athinë për Panairin e Punës, erdhëm këtu në Gjermani, ku Shqipëria do të nesër çelë panairin e turizmit, ku Shqipëria është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025. Kush e imagjinonte disa vite më parë Shqipërinë në këtë pozicion? E ftuar si vend nderi në panairin më të madh të turizmit, ku jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë me ofertën dhe prezantimin tonë.

Nesër, në prani të shumë mediave dhe gazetarëve, ne do të jemi së bashku me prezantuesit e panairit që në mëngjes, për një ditë të jashtëzakonshme nxemjeje që kulmon pasdites me e spektaklin Shqipërisë. Dhe pasnesër, në pavionin e Shqipërisë, edhe në praninë e autoriteteve të shtetit gjerman në Berlin, do të hapet zyrtarisht panairi i turizmit," tha Rama.



rama

Sondazh

Poll