Politike

Zgjedhjet parlamentare 2025, 3 mijë të burgosur do votojnë më 11 maj

Në përputhje me ligjin disa persona që ndodhen në burg për krime të rënda, si gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, vrasjet, torturat, marrëdhëniet seksuale me të mitur apo krimet zgjedhore, nuk do të kenë të drejtë vote.

2 Mars 2025, 20:19 Nga E. D
Zgjedhjet parlamentare 2025, 3 mijë të burgosur do votojnë
fotot ilustruese

TIRANË- Më 11 maj, do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, dhe për herë të parë, qendrat e votimit do të jenë të hapura edhe në burgje dhe paraburgime. Gjithashtu sipas informacioneve të “Report TV”, të drejtën për të votuar do ta kenë 3036 persona të cilët ndodhen në këto institucione, por vetëm ata që kanë kartë identiteti do të mund të votojnë. Po ashtu drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se puna është duke vazhduar për pajisjen e të burgosurve me dokumente identifikimi të vlefshme.

Gjithashtu në përputhje me ligjin disa persona që ndodhen në burg për krime të rënda, si gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, vrasjet, torturat, marrëdhëniet seksuale me të mitur apo krimet zgjedhore, nuk do të kenë të drejtë vote. Por pavarësisht kësaj deri tani Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka miratuar rregullat e qarta për këtë kategori votuesish.

Sakaq, Partia Demokratike ka kërkuar që të burgosurit të mund të votojnë sipas qarkut ku ndodhen, e jo në nivel kombëtar. Përveç kësaj, disa politikanë që janë aktualisht të burgosur, si Ervin Salianji, Erion Veliaj, Aldi Bllako, Jurgis Cyrbja, Ilir Beqaj dhe Ilir Meta, mund të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet votës nga qelitë e tyre.

zgjedhejt e 11 majit kqz

Sondazh

Poll