Politike

Dështon procesi zgjedhor i PS në Pukë, edhe me një kandidat të vetëm, nuk zgjidhet dot kryetari i ri (Detaje)

11 Janar 2020, 15:35 Nga DOSJA
Dështon procesi zgjedhor i PS në Pukë, edhe me një kandidat

PUKE– Zgjedhjet për kryetarin në Partinë Socialiste të Pukës duket se nuk kanë prodhuar një kryetar për këtë degë në zonen veriore, edhe pse në garë ishte i vetëm kreu i deritanishëm, Marash Kolaj.  Ky i fundit, i cili drejton PS e Pukës prej dy mandatesh duket se nuk arriti të marrë shumicën e votave në zgjedhjet e kësaj të shtune, teksa ka humbur me një diferencë të ngushtë postin që e mbante prej 8 vitesh.

Procesi zgjedhor i cili u monitorua nga i deleguari i PS në qendër, Alfred Peza duket se do të sjellë në PS e Pukës komandimin e një prej anëtarëve të kryesisë deri në zgjedhjet e reja.

Burime brenda Partisë Socialiste në Pukë i thanë Dosja.al,  se brenda PS janë krijuar dy pole, njëri prej të cilëve kishte kundërshtuar prej kohësh rikandidimin e kreut aktual, Marash Kolaj.

Partia Socialiste është futur në një proces të brendshëm zgjedhor, por në disa qytete ka pasur dhe përplasje brenda strukturave. Ardit Kërtusha që kandidonte për të marrë kryesimin e PS-së në Durrës është tërhequr nga gara dhe ka hedhur akuza kundër Vangjush Dakos. Sipas tij Dako po ndërhyn në zgjedhje dhe kërkon që në krye të vendoset një marionetë e tij. Ndërkohë zgjedhjet në Peqin janë shoqëruar me një sherr, ku është plagosur dhe kreu i Njësisë Administrative Gjoçaj, Bujar Hasa.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred peza kongresi i ps marash kolaj zgjedhjet ne ps alfred peza kongresi i ps marash kolaj zgjedhjet ne ps

Sondazh

Poll