Aktualitet

E rëndë në Prishtinë/ Gjendet i vdekur vëllai i reperit të njohur, Unikatili

I riu që është gjetur i vdekur sonte në Prishtinë, Mentor Palokaj, është vëllai i reperit të njohur Unikatili

2 Mars 2025, 20:08 Nga A.Ll
E rëndë në Prishtinë/ Gjendet i vdekur vëllai i reperit
Reperi me vëllanë e tij

Kosova - Pak më parë u raportua se një person është gjetur pa shenja jete në një lagje të Prishtinës, dhe se viktima ishte vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj.

Policia ka konfirmuar lajmin, ku thotë se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë”, - ka thënë për mediat kosovare, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Viktimë në këtë rast është një mashkull, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, - tha Ahmeti.

prishtina unikatili

Sondazh

Poll