Aktualitet

Përleshje mes dy grupeve shqiptare në Itali, në pranga katër persona

Gjithashtu shkaqet e sherrit janë ende të paqarta, ndërkohë policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me të.

2 Mars 2025, 16:09 Nga E. D
Përleshje mes dy grupeve shqiptare në Itali, në pranga katër
pamje nga vendngjarja

ITALI- Katër shqiptarë janë arrestuar në fundjavë nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy grupeve ka ndodhur rreth orës 18:00 të së premtes, në ‘Piazza Castello’.

Gjithashtu shkaqet e sherrit janë ende të paqarta, ndërkohë policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me të. Po ashtu disa kalimtarë kanë qenë dëshmitarë të përplasjes dhe në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe organet e tjera ligjzbatuese. Paraditen e djeshme, të arrestuarit janë vendosur nën akuzë dhe do të dalin para Gjykatës së Vercellit.

policia italiane

Sondazh

Poll