Aktualitet

Detaje nga operacioni antidrogë/ 4 shefat e policisë në trafik droge, grupi drejtohej nga vëllai i Edmond Papës, biznesmeni i ekzekutuar 3 vite më parë në Tiranë

Bëhet e ditur se grupi që u godit nga SPAK, ku rezultojnë të përfshirë në trafikun e drogës, 4 shefa të komisariateve të policisë, drejtohej nga Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës që u ekzekutua në Tiranë.

2 Mars 2025, 15:22 Nga DOSJA
Detaje nga operacioni antidrogë/ 4 shefat e policisë në trafik
fotot ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin antidrogë ku janë lëshuar 10 masa sigurie dhe janë arrestuar tre efektivë policie dhe një është shpallur në kërkim. Bëhet e ditur se grupi që u godit nga SPAK, ku rezultojnë të përfshirë në trafikun e drogës, 4 shefa të komisariateve të policisë, drejtohej nga Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës që u ekzekutua në Tiranë. Sipas gazetares Klodiana Lala, grupi ‘Papa’ është në përplasje të forta me grupin e Aleksandër Sadikaj i ekzekutuar në afërsi të TEG me eksploziv dhe Adriatik Kalemit.

Gjithashtu sipas informacionit të publikuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), personi nën hetim me iniciale XH.N, i identifikuar si Xhino Nebi, akuzohet për mbajtjen pa leje të një arme zjarri, të cilën e ka transportuar më datë 17 shtator 2020 në qytetin e Sarandës, duke e përdorur një automjet të tijin. 

Ndërkohë, një tjetër person i përfshirë në këtë çështje është Eldian Allushi (alias K.A), i cili akuzohet për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj një punonjësi të policisë, duke i këshilluar për t’i bërë mundur mbajtjen e armës nga një shtetas tjetër. Ky shtetas tjetër, një person i mitur, më pas ka marrë përsipër mbajtjen e armës dhe është arrestuar nga oficerët e policisë gjyqësore. Sipas hetimeve, i mituri ka drejtuar mjetin pa leje, ku ndodhej arma, të cilën e kishte marrë nga Xhino Nebi disa minuta më parë.

spak

Sondazh

Poll