Aktualitet

SPAK zbuloi se ishin të përfshirë në trafik droge/ Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, nis hetim disiplinor ndaj tyre për shkelje të rëndë

Një njoftimin e SPAK thuhet se ata duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të atëhershëm si punonjës të policisë së shtetit, ndihmonin drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me trafikimin e narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari.

2 Mars 2025, 13:37 Nga r.ll

SPAK zbuloi se ishin të përfshirë në trafik droge/

TIRANË- Dy shefat e policisë të arrestuar nga operacioni antidrogë i SPAK dhe një tjetër i shpallur në kërkim janë pezulluar nga detyra. 

Konkretish të pezulluar janë Shkëlzen Rasku me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë (i arrestuar), Ervis Alisinanaj me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë (i arrestuar) dhe Elvis Dërvishi me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë (i shpallur në kërkim). Policia e Shtetit bën me dije se ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë.

Një njoftimin e SPAK thuhet se ata duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të atëhershëm si punonjës të policisë së shtetit, ndihmonin drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me trafikimin e narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Shtetit

Në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të zhvilluar nga SPAK, BKH, AMP dhe Policia e Shtetit, në funksion të procedimit penal nr. 169 të vitit 2022, ku gjatë operacionit u arrestuan dy punonjës policie dhe një tjetër u shpall në kërkim, ju informojmë se:

Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, bazuar në nenin 121 të Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe në nenin 222 të Rregullores së Policisë, ka bërë menjëherë pezullimin pa pagesë të tre punonjësve të policisë, konkretisht:

• Sh. R., me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.
• E. A., me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
• E. D., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve.

Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për evidentimin dhe largimin nga radhët e saj të punonjësve që cenojnë imazhin e Organizatës së Policisë së Shtetit.

policia e shtetit operacion i spak

Sondazh

Poll