2 Mars 2025, 14:08
Nga E. D
Alket Dauti
MBRETËRIA E BASHKUAR- Një 'bos' shqiptar i krimit, i cili kontrabandoi qindra emigrantë në Britani, është kthyer fshehurazi në Angli pasi kreu gjysmën e dënimit me dhjetë vjet burg në Belgjikë. Daily Mail shkruan në artikull se Alket Dauti, 36 vjeç, ishte koka e një bande shqiptare që kontrabandonte emigrantë përfshirë fëmijë në kamionë frigoriferikë nga Belgjika. Gjithashtu Duti u arrestua në banesën e tij në Penge, periferi në Londrën Juglindore, në vitin 2018.
Dauti u ekstradua në Belgjikë vitin e ardhshëm, ku tashmë ishte dënuar me dhjetë vjet në mungesë për drejtimin e operacionit të kontrabandës. Siç raporton Daily Mail në seancën e tij gjyqësore u zbulua se Dauti, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2009, jetonte me një vizë të skaduar në vitin 2018. Atij duhej t'i ndalohej rihyrja për shkak të veprës penale. Gjithashtu një hetim i Mail on Sunday ka zbuluar se ai kreu vetëm pesë vjet burg në Belgjikë dhe u deportua në vendin e tij të lindjes. Por burime në Shqipëri thanë se ai u largua vitin e kaluar drejt Europës.
Ndërkohë sipas llogarive të rrjeteve sociale të Dautit në TikTok, Instagram dhe Facebook tregoi se ai jeton në Mbretërinë e Bashkuar të paktën që nga nëntori i kaluar. Fotot në Facebook e shfaqën atë në Penge ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij përpara arrestimit. Javën e kaluar, Dauti postoi një video në TikTok ku shihet duke vozitur në atë që duket të jetë një rrugë banimi në Londër. Dy ditë më vonë, ai hoqi videon e publikuar.
Kur u pyet nga Mail on Sunday, se si arriti të kthehej, Dauti tha: “Kam dokumente… Çfarë do të thotë që nuk kam të drejtë të kthehem? Nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar.”
Kur iu tha se Home Office nuk ka asnjë të dhënë në sistemet e kalimit të kufirit për kthimin e tij në Britani, ai paralajmëroi gazetarët anglez të mos shkojnë më në shtëpinë e tij. Po ashtu 36 vjeçari shqiptar u tha gazetarëve të Mail on Sunday, se ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht që nga qershori i vitit të kaluar. Zyrtarët e Home Office i thanë Mail on Sunday -së se nuk kanë asnjë të dhënë për hyrjen e Dautit në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo u ka shërbyer gazetarëve të mbërrijnë në përfundim se ai është futur ilegalisht. Gjithashtu Daily Mail shkruan se Dauti u arrestua me kushërinjtë e tij Kujdesi Dauti, 41 vjeç dhe Sabah Zaka, 40 vjeç, në vitin 2018. Kujdesi Dauti dhe Zakaboth morën tetë vjet burg në Belgjikë në mungesë, por ndodhen në MB për të luftuar ekstradimin.
eeeeepng
1740919025 alketdauti
Aktualitet
2 Mars 2025, 13:37
r.ll
TIRANË- Dy shefat e policisë të arrestuar nga operacioni antidrogë i SPAK dhe një tjetër i shpallur në kërkim janë...
Aktualitet
2 Mars 2025, 12:51
r.ll
gaz demi
TIRANË- Biznesmeni Gaz Demi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas informacioneve, D...
Aktualitet
2 Mars 2025, 11:46
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me operacionin antidrogë ku janë lë shuar 10 m...
Aktualitet
2 Mars 2025, 09:27
r.ll
aksidenti
ELBASAN- Dy persona humbën jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në&nbs...
Aktualitet
2 Mars 2025, 08:57
r.ll
PEQIN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Peqin- Elbasan. Një automjet tip "Benz" ësht&eu...
Aktualitet
2 Mars 2025, 08:11
r.ll
aksidenti
ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem. Një ...
Aktualitet
2 Mars 2025, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- “Autobusët nuk kanë orare fikse, janë të tejmbushur, kundërmojnë erë të keqe. T&...
Aktualitet
2 Mars 2025, 07:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Territori Shqiptar do të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjell&e...
Aktualitet
1 Mars 2025, 21:48
B.Z
Ervis Alisinanaj
TIRANË - Ervis Alisinanaj është efektivi tjetër i arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë t&e...
Aktualitet
1 Mars 2025, 21:37
B.Z
Elvis Dervishi
TIRANË - Elvis Dervishi është një prej efektivëve të shpallur në kërkim, në kuadër të...